Visar Ganiu priti Sadije Durën, kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje

Kryetari i Komunës Visar Ganiu, sot ishte nikoqir i sportistes së re nga Çairi, kampionen e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, Sadije Durën. Ganiu tha se kjo është një fitore historike jo vetëm për Sadijen, por edhe për gjithë Çairin.

Postimi i plotë i Ganiut:
Nder dhe kënaqësi që sot isha nikoqir i sportistes së re nga Çairi, Sadije Dura e cila ditë më parë u shpall kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, si pjesë e Klubit të Mundjes “Liria”.
Kjo është një fitore historike jo vetëm për Sadijen e cila është në moshë 12 vjeçare, për klubin e saj, por edhe për gjithë Çairin dhe më gjerë dhe po kjo fitore dëshmon se komuna jonë është vendlindja e shumë sportistëve të artë.
Gjatë takimit me sportisten dhe trajnuesin e saj Sedat Baftiu, përçova porosinë se me mund dhe punë mund të arrihen gjithmonë majat e suksesit, ndërsa përkujtova se ne me plotë krenari vazhdojmë t’a mbështesim fuqishëm sportin dhe sportistët.
Ndryshe Klubi i Mundjes “Liria” fitoi të dielën kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.