Visar Ganiu për betonizimin e Çairit: Këtë e bëjmë për të mirën tuaj

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka reaguar në rrjetin social fejsbuk pas vendosjes së murit të betonit në bulevardin “Cvetan Dimov”.
Sonte vazhduam me vendosjen e bankinave të betonit edhe në pjesën tjetër të Bulevardit “Cvetan Dimov”në Komunën tonë.

Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit.
Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë.

Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurtë.
Ak*sioni i sotëm është në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.”, ka shkruar Ganiu.