Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, dje mirëpriti aktoren Teuta Ajdini-Jegeni. Ganiu tha se ajo na ka bërë krenar me suksesin e arritur në fushën e kinematografisë fillimisht në Venedik e pastaj edhe në Tokio, përcjellë Pa Censurë.
“Mbështetja ime dhe e institucionit që drejtoj për kulturën në përgjithësi, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në nivelin më të lartë”, shtoi Ganiu më tutje./PaCensurë
Postimi i plotë i Ganiut:
Kënaqësi që sot isha nikoqir i aktores shumë të respektuar Z.Teuta Ajdini-Jegeni. Ajo na bëri aq krenar me suksesin e arritur në fushën e kinematografisë fillimisht në Venedik, e një ditë më parë edhe në Tokio me filmin “Vera andrron detin”, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite për promovimin e vlerave teatrale, artistike dhe kulturore.
Me këtë rast theksova se të arriturat e aktorëve tanë në fushën e teatrit apo kinematografisë janë të arritura të gjithsecilit prej nesh. Ndërsa, mbështetja ime dhe e institucionit që drejtoj për kulturën në përgjithësi, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në nivelin më të lartë.