Visar Ganiu inkurajon banorët e Çairit për t’u vaksinuar

Çdo qytetar që ka nevojë (të moshuar apo në pamundësi), Komuna Çair mund ta transporton nga shtëpia deri tek qendra vaksinimi me makinat e saj ekologjike. Shkup, 30.09.2021 Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme vizitoi Pikën e vaksinimit në Komunën e Çairit. Me këtë rast ai bëri edhe apel deri tek qytetarët për t’u vaksinuar, duke theksuar se vetëm përmes këtij procesi do të mund t’i jepet fund pandemisë së Kovid 19.“Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim pandeminë e Kovid 19 e t’i kthemi normalitetit”, ka theksuar Ganiu.

Kryetari Ganiu po ashtu potencoi se të gjithë ata që në pamundësi të lëvizjes për shkaqe të ndryshme, komuna me ekipet e veta është e gatshme të asistojë në dërgimin e stafit mjekësor në shtëpitë dhe banesat përkatëse. Për këtë mjafton të paraqiteni e t’i shkruani komunës në rrjetet sociale ose në uebportalin zyrtar të komunës.