Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ishte nikoqir i kryetarit të Novi Pazarit, Nihat Bishevac. Ky takim u realizua në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të Boshnjakëve – 28 Shtatorit.
“Me mikun nga Sanxhaku diskutuam rreth bashkëpunimit të ndërsjellë të Novi Pazarit dhe Komunës së Çairit, në fusha të ndryshme dhe për një binjakëzim të mundshëm”, ka deklaruar pas takimit Ganiu.
Edhe mysafiri nga Novi Pazari, Nihat Bishevac ka shprehur kënaqësinë e tij që Novi Pazari e Çairi po hapin një kapitull të bashkëpunimit, që është tejet i rëndësishëm për popujt e të dyja vendeve.