Visar Duriqi: Xhamia e Madhe nuk është për tu falur, por për shtrirjen e ndikimit të Erdoganit

Gazetari Visar Duriqi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk ka qëllim fetar por politik.
Ai thotë se kjo është për të rritur ëndrrën e presidentit turk, Rexhep Erdogan, për një Perandori të re Osmane.
“Kjo nuk është xhami për tu falur. Por xhami e sherrit. Nuk është xhami për falje por për të shtuar ndikimin e Erdoganit në Ballkan dhe kthimin e Perandorisë Osmane” thotë ai.

Tutje ai thotë se është përdorur politikisht edhe brenda shtetit.
“Është përdorur edhe nga Naim Tërnava që të bëjë pak rrëmujë brenda BIK’ut dhe e ka përdorur politikisht”
“Duhet të dijmë që erdhi sikur kundër-ide e ndërtimit të Katedrales. Lavdërim Muhaxheri filloi ndërtimin përballë saj me disa tjerë e pastaj shkuan në Siri”, përfundon ai.