Visar Ademi: Nëse ankesat e opozitës provohen, mund të kemi përbërje të re parlamentare!

Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila është burimi themelor për monitorim të rezultateve zgjedhore, ditën e zgjehdjeve biente vazhdimisht. Gazetarët dhe opinioni me orë nuk kishin mund të marrin asnjë informatë nga KSHZ-ja. Analisti politik, Visar Ademi në një intervistë për TV GLOBI thotë se është simptomatike për të gjithë procesin kjo pasi sipas tij që nga tenderimi i një kompanie softverike e cila një muaj para procesit zgjedhor e shiti softverin e saj, nuk kishte mundësi as të testohet mbi sulme eventuale.

“I gjithë procesi pastaj i asaj dite me rënien e faqes, çoi të lindin dyshime se mund të ketë patur keqpërdorime. Tani të gjitha këto gjëra që i shohim në Facebook që jepen informacione që nëpër vendvotime ku ka pasur vende tenikisht të pastra shqiptare, ka fituar VMRO-ja. Kishim një rast të tillë në fshatin Toplicë të Komunës së Vrapçishtit, apo edhe në raste tjera ku ka pasur votues të pastër etnik maqedon ka fituar BDI-ja. Këto hedhin dyshime mbi mbarëvajtjen e procesit, por qa më shumë për numërimin e votave”, deklaron analisti Ademi.“Nuk i di ank imimet për çfarë janë. Nëse ato kanë an kimime të realta duhet të shikohen, nëse kanë provav mbi ankim imet që mund ta dëm tojnë procesin ose ndryshojnë rezultatin e zgjehdjeve atëherë do të duhet të ri-numërohen manualisht ose tek e fundit KSHZ-ja të jetë transparente mbi rezultatin.