Virusologu i njohur gjerman Hendrik Streeck është i përmbajtur për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe vlerëson se është e domosdoshme që të përgatitet skenar në rast se nuk ka vaksinë.
“Supozimi im bazohet në faktin se deri më tani nuk është gjetur vaksinë për koronaviruse të ndryshme. E njëjta vlen edhe për “vr*asës” të tjerë infektivë, si malaria tuberkulozi dhe HIV” tha Shtrek për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).
Edhe për gripin shtoi çdo vit duhet të zhvillohet vaksinë e re. Ai tha se edhe tek popullata nuk do të ketë mundësi të shkatërrohen të gjitha infeksionet e koronavirusit. Streeck vlerëson se është e domosdoshme të fokusohemi në mbrojtjen e atyre të cilëve u kanoset formë më e rëndë e sëmundjes.
“Duhet të gjejmë mënyrë të jetojmë me virusin. Në mbarë botën pandeminë nuk do të mund ta përfundojmë me ndërprerjen e zinxhirit të infeksioneve testimit dhe karantinës por me to mund ta kontrollojmë” tha Streeck. Virusologu i mirënjohur gjerman gjithashtu e komentoi brengosjen se sëmundja nuk sjellë me vete imunitetin që zgjat shumë.