Virusi që kërc*ënon telefonat celularë – Aplikacionet që duhet t’i fshini menjëherë

Miliona përdorues të celularëve android janë në gatishmëri pasi pajisjet e tyre mund të jenë të inf*ektuar me virusin Joker dhe ky virus është rikthyer për të dë*mtuar telefonat e poseduesve të tyre.
Google Play ka hequr aplikacionet nga Play Store, por përdoruesve të Android gjithashtu u kërkohet të fshijnë aplikacionet nga telefonat e tyre.

Sipas ekspertëve që raportojnë në blogje, virusi mund të hakojë informacione të tilla si kontaktet, mesazhet me tekst, si dhe të regjistrojë përdoruesin në faqet që ofrojnë shërbime me pagesë sipas kompanisë së sigurisë kibernetike Quick Heal Security Lab.
Këto aplikacione që konsiderohen të rre*zikshme janë:
Auxiliary Message; Element Scanner; Fast Magic SMS; Free Cam Scanner; Go Messages; Super Message; Great SMS; Travel Wallpapers;

Në një deklaratë, policia belge u bëri thirrje përdoruesve të heqin aplikacionet dhe tha: “Paralajmërim: Virusi Joker është përsëri në Android.
“Rre*zikoni një surprizë të pakëndshme në fund të muajit në llogarinë tuaj bankare ose kartën tuaj të kreditit.”
Virusi u zbulua për herë të parë në vitin 2017 dhe që atëherë, Google Play ka hequr 1,700 aplikacione të inf*ektuara me malware.