Virusi nuk zgjedh moshë, numri i hospitalizimeve tejkaloi shifrën prej 1000 pacientëve

Tetëmbëdhjetë vjeçari me paralizë cerebrale është pacienti më i ri i cili lu*fton për jetë në Kovid Qendrën në spitalin “8 shtatori”.
Tani ndodhet në kujdes int*ensiv, por në gjendje stabile. Për dallim nga periudha që kaloi, në valën e katërt pacientë më të rinj përfundojnë në spital.

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov thotë se sëmundja tani më shpejtë bën progres dhe mund të përkeqësohet për një orë.
Ai thotë se në këtë spital për tre javë ka pasur 20 hospitalizime me pacientë të vaksinuar dhe askush deri tani nuk ka humbur jetën.
“Momentalisht ka 75 pacientë, ndërsa këto ditë do të hapet edhe një reparti edhe me 20 shtretër”, tha Hristov.