Virusi nuk do të zhduket në verë, përhapja tek macet sjell një burim të ri

“Ka zero mundësi që koronavirusi të zhduket gjatë stinës e verës dhe për më tepër që me infektimet e para të maceve hapet edhe një burim i ri: ai i shpërndarjes së infeksionit përmes kafshëve, nga ku në fakt nisi gjithçka”. Kështu është shprehur virologia Ilaria Capua, që drejton qendrën e ekselencës në Universitetin e Floridës. Kjo fjali e saj ka ardhur në fakt, pak përpara rekomandimit edhe nga ana e OBSH për të izoluar kafsshët shtëpiake nga kontakti me personat e prekur nga COVID-19 sepse janë të prirur për t’u infektuar nga ky virus.

Në argumentin e saj Capua, shpjegon se përhapja e koronavirusit është ndihmuar edhe nga globalizimi, mundësia e spostimit nga një vend në tjetrin me shumë lehtësi. “Gripit spanjoll iu deshën dy vjet për të bërë xhiron e botës sepse ecte në këmbë ose me anije. Por koronavirusi edhe pse nuk është një virus i fortë, përkundrazi është tepër i dobët, ka aftësinë të transmetohet lehtësisht. Ky është një fenomen i një sjelljeje epokale. Jemi përballë një emergjence sanitare, por nuk është një tunel pa fund. Do të dalim prej tij, edhe pse do të jemi të gjithë ndryshe atëherë”, ka shtuar Capua./Opinion.al