Virusi Korona, Thaçi: Merrni seriozisht situatën, rrini në shtëpi


Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, përsëriti apelin drejtuar qytetarëve për të mbrojtur veten dhe të tjerët në këtë situatë pandemie me Covid-19. Ripërsëriti apelin që qytetarët të respektojnë distancën sociale.

Thaçi tha se sistemet shëndetësore në vendet si Italia, Franca, Spanja edhe vendet më të zhvilluara se ne janë në rrezik, duke theksuar se ne në aspektin shëndetësor, përkundër atyre, jemi shumë më dobët se ata dhe se kjo që po ndodh nuk është një skenar, por një realitet të cilin duhet ta marrim seriozisht.