Virusi Korona, regjistrohen 201 të infektuar


Regjistrohet edhe i prekuri i parë nga virusi korona në qytetin e Tetovës. Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 24 raste të reja, duke e çuar në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19 në vend. Gjithsej me virusin korona janë prekur 9 qytete ndërsa numri më i madh mbetet në kryeqytet.

Numri i infektuar nëpër qytete
Shkup – 123 raste
Dibër -43 raste
Kumanovë -15 raste
Shtip -8 raste
Ohër -3 raste
Veles – 3 raste
Kavadarc -2 raste
Prilep -2 raste
Tetovë – 1 rast
Gostivar 1 Rast

Qendra e Shëndetit Publik në Prilep informon se janë në pritje të rezultateve të testimit të dy personave që kanë qenë në kontakt me dy të infektuarit nga ky qytet. Edhe shtabi i krizës në Veles, ka informuar se tashmë identifikuar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe nëse do të ketë raste të reja, për të njëjtat do të informojë Ministria e Shëndetësisë. Siç thonë nga kjo Komunë në bazë të rezultateve të reja do të vendoset nëse e njëjta do të kërkojë apo jo izolim të qytetit.
Klinika për Sëmundje Infektive ka informuar se edhe dy pacient kanë rezultuar negativ në testet e fundit që u janë bërë, duke e çuar në tre numrin e personave të kuruar nga COVID-19. Pacientët janë në kurim shtëpiak. Ministria e Punëve të Jashtme informoi se tashmë është organizuar kthimi i 42 qytetarëve nga Sllovenia.

Sot në mëngjes (e enjte, 26 mars 2020) u organizua kthimi i 42 shtetasve maqedonas në vendin e tyre, me 16 vetura, ata do të vendosen nën karantinë të detyrueshme në përputhje me masat mbrojtëse pandemike. Në të njëjtën kohë, po organizohet një shërbim autobusi për kthimin e 27 shtetasve maqedonas nga Stambolli- thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme

Numri i të izoluarve në vend ka mbërritur në rreth 10 mijë, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit korona është tre.
Statistikat e dikasterit të Shëndetësisë tregojnë se 50/59 % e të infektuarve në vendin tonë janë meshkuj dhe 49.41 % janë femra. Përqindje më e lartë e të infektuarve rezulton në grup moshën prej 50 deri 59 vjeç.