Edhe nëpunësit e tjerë dhe imamët do ta dhurojnë një pjesë të rrogës Bazuar në konsultimin e bërë të Muftiut, përgjegjësve të sektorëve, vaizët, ligjëruesit, imamët, mualimët dhe muezinët e Muftinisë së BFI-Gostivar, me qëllim të dhënies kontribut në tejkalimin e situatës së vështirë nga sëmundja COVID 19, njëzëri sollën këtë:
V E N D I M
1. MUFTIU NDAN 30 % TË RROGËS, KURSE REFERENTËT NDAJNË 20% TË RROGËS SË MUAJIT PRIILL 2020.
2. NËPUNËSIT FETARË, VAIZËT, IMAMËT, MUALIMËT DHE MUEZINËT, NDAJNË MINIMUM 15% TË RROGËS SË MUAJIT PRILL.
3. AKSIONIT MUND T’I BASHKANGJITEN EDHE VULLNETARË DHE BËMIRËS TË NDRYSHËM DHE NDIHMËN E TYRE E DORËZOJNË NË MUFTINI OSE NË XHIROLLOGARINË E SAJ.
4. PËR DESTINIMIN E SAJ DO VENDOSË KOMISIONI I FORMUAR NGA MUFTINIA E BFI – GOSTIVAR.
Muftinia e BFI – Gostivar, të githë nëpunësve fetarë ju shpreh mirënjohje të veçantë, që përveç kontributit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të deritanishëm, vendosën të realizojnë edhe këtë aktivitet të lartëpërmendur, ndoshta simbolik, por me domethënie të madhe. Allahu i bekoftë me të mirat e Tij.
Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu/tetova1