Virusi Korona, ministri Filipçe: Presim testimin për të konfirmuar se a është e shëruar e infektuara

Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha para mediave se gjendja shëndetësore e pacientes me koronavirus është stabile. Sipas tij, duhet të pritet 24 deri në 48 orë që të konfirmohet nëse ajo është shëruar.

“Gjendja e pacientes është stabile, testi kontrollues është negativ por që kjo të konfirmohet duhet të kalojnë 24 deri 48 orë. Dhe këtë do ta bëjmë në bazë të rekomandimeve të klinikës, sot apo gjatë ditës së nesërme dhe për këtë do ta njoftojmë opinionin. Kjo nënkupton se në rast se edhe testi kontrollues është negativ, kjo nënkupton se ajo është e shëruar dhe nuk mund ta përcjellë sëmundjen”, deklaroi Filipçe.