Klaus Stohr, virologu gjerman i cili ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në vitin 2003 pas shfaqjes së SARS, është shprehur në një intervistë se do kemi një valë tjetër të COVID-19 dhe do jetë shumë serioze.
Ai ka thënë se sjellja epidemiologjike e këtij vir*usi nuk do të jetë aq e ndryshme nga sëm*undjet e tjera të frymëmarrjes, duke paralajmëruar një kthim të tij gjatë dimrit. “Do të ketë një valë tjetër, dhe do të jetë shumë serioze. Më shumë se 90% e popullsisë është e ndjeshme. Nëse nuk ndërmarrim përsëri një bllo*kim serioz ose masa të ngjashme, vir*usi do të shkaktojë një shpë*rthim të konsiderueshëm. Dimri po vjen para va*ksinës. Do të ketë një rritje të rasteve dhe do të ketë probleme në ndalimin e tij, sepse njerëzit nuk duken shumë të gatshëm për më shumë kufizime në lëvizjen dhe lirinë e tyre”.