Violetë Kukaj merr avokat, nis betejën ligjore me kunatat dhe ish-burrin


Violetë Kukaj mori vëmendje të madhe para disa javëve. Shkas për këtë u bënë deklaratat e ish-kunatave të saj në një emision televiziv në Shqipëri sa i përket pretendimeve se këngëtarja ua ka marrë pasurinë e familjes.

Dy ish kunatat e këngëtares Violetë Kukaj ndër tjerash në “E diela shqiptare”, akuzuan rëndë këngëtaren. Ato deklaruan se Violeta është ndarë nga vëllai i tyre, Faiku, për t’iu ikur borxheve.

Njëra nga motrat, deklaron se Violetë e ka dërguar në psikiatri atëherë burrin e saj.

E pas këtyre deklaratave dhe akuzave ndaj saj, Violeta Kukaj duket se ka angazhuar avokat që ‘betejën’ e saj ta vazhdojë me ligj.