Vinicius Junior është shpallur lojtar i ndeshjes Liverpool – Real Madrid. Viniciusi shënoi dy gola, ndërsa asistoi në golin e fundit në fitoren 5:2 të Madridit.
Vlerësimin e kanë bërë ekspertët e UEFA-s.
“Ai ka pasur momente vendimtare në sulm dhe përfundim të aksioneve që ndryshuan rrjedhën e lojës, pas disavantazhit prej 2:0. Ka shënuar dy gola, ka pasur një asistim dhe po ashtu fitoi penalltinë për golin e shënuar nga Eder Miltao. Luka Modriq ishte po ashtu i jashtëzakonshëm”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.