Villma Ruskovska: U bë gabim i madh që “Monstra” shkoi në rigjykim

I kam thënë edhe prokurores Fatime Fetai, se u bë gabim i madh që rasti “Monstra” u ndërpre, pasi nuk u dha asnjë provë e re. Kështu shefja e Prokurorisë për lu*ftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska është shprehur kundër rigjykimit të rastit.

“Lëndë si çdo lëndë. U bë gabim i madh që i njëjti u ndërpre. Siç edhe kam biseduar me kolegen Fetai, asnjë dëshmi e re nuk është publikuar nga ajo që ka qenë paraprakisht”, tha Ruskovska.

Kjo deklaratë vjen, pasi sot do të publikohet aktvendimi për “Monstrën”, pasi rasti shkoi në rigjykim. Se nuk u dhanë prova të reja dhe as u mësua motivi i vrasjes, kanë vlerësuar edhe avokatët e palës mbrojtëse gjatë seancave ku u thanë fjalët përfundimtare.