Viktor Orban arrin në Ohër

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur pasdite në Ohër, ku nesër do të ketë një takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski. Orban ka ardhur me një delegacion të shumtë, në të cilin janë edhe rreth 10 ministra.

Sipas agjendës, nesër pas takimit të dy kryeministrave do të mbahet një seancë ndërqeveritare, pas së cilës Mickoski dhe Orban do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Sipas informacioneve nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore të kryeministrit Orban, është parashikuar një shëtitje në Ohër, si dhe vizita në kishën Bogorodica Perivlephta, Teatri Antik dhe kompleksin manastiror të Shën Naumit. Kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para memorialit të Shën Kirilit dhe Metodit në Ohër.

Në Ohër është vërejtur një intensifikim i sigurisë policore në pritje të vizitës.