Vik*tima e radhës e COVID-19, vd*es një grua nga Drenasi

Një grua nga Drenasi, e infektuar nga virusi COVID-19 ka vd*ekur sot. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili para pak çastesh njoftoi për vde*kjen e parë nga virusi në komunën që ai drejton.

Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Sot me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK se nga komuna jonë ka vd*ekur një qytetare e infektuar me covid-19.

Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vde*kjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.Mbroni shëndetin tuaj të familjes dhe shëndetin publik.