Vik*tima e dytë sot nga koronavirusi, vd*es një 61 vjeçar nga Fushë Kosova

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një burrë i moshës 61 vjeçare nga Fushë Kosova i cili ka qenë i infektuar me Covid-19
Lajmin për Klan Kosova e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Kjo është vik*tima e dytë sot pas një 67 vjeçari nga Peja i cili ishte i prekur nga koronavirusi dhe vd*iq në spitalin e këtij qyteti

Ndryshe që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive me gjithsej 130 vde*kje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811 ndërsa 2676 raste mbesin aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 130 raste të vde*kjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste kurse numri i rasteve aktive është 2.676” thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Expres/