Vijojnë trazirat në Francë! Arrestohet të paktën 2 mijë persona, plaçkiten dyqanet

Trazirat në Francë kanë sjellë pasoja të rënda për shumë biznese, të cilat kanë rënë pre e plaçkitjes dhe vjedhjeve masive.
Vrasja e 17-vjeçarit nga ana e policisë nxiti protesta të dhunshme, ndërsa deri më tani janë arrestuar të paktën 2000 persona.
Rreth 45,000 policë dhe disa automjete të blinduara u nxorën në terren për të trajtuar krizën më të rëndë me të cilën po përballet presidenti Emmanuel Macron që prej fundit të vitit 2018. Njoftohet se gjatë këtyre protestave janë plagosur mbi 200 policë.
Ministri i Financave deklaroi se më shumë se 700 dyqane, supermarkete, restorante dhe degë bankash ishin grabitur, plaçkitur dhe në disa raste ishin djegur tërësisht që nga e marta.
Dhuna në Francë nuk ka të ndalur, megjithëse njoftimet zyrtare kanë raportuar se ka rënie të intensitetit të dhunës krahasuar me protestat e të premtes.
Ditën e sotme presidenti Emmanuel Macron shtyu vizitën zyrtare në Gjermani, ndërsa një ditë më parë ai braktisi samitin e Bashkimit Europian në Bruksel, pas situatës së rënduar të protestave të dhunshme.
Gjithashtu kryeministrja franceze Elisabeth Borne nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Lideri francez deklaroi se do të marra masa menjëherë për situatën kaotike, për të cilën i vendosur theksoi se nuk do ta tolerojë në asnjë moment.