Vijojnë protestat kundër pagesës së ngrohjes qëndrore


Qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Ata për herë të 188 u mblodhën para Portës Triumfale në qendër të Shkupit, për të shprehur revoltën e tyre, për, siç thonë ata, qëndrimin injorant të institucioneve. Autoritetet njoftuan se në shtator duhet të sillet një rregullore e re për përdorimin e energjisë termike dhe se qytetarët e shkyçur nuk do të paguajnë më për një shërbim që nuk e përdorin. Por qytetarët shprehen pesimist, duke theksuar vitet e fundit kanë dëgjuar aq shumë premtime boshe, saqë tani nuk i besojnë askujt.

Qytetari deri tek i cili nuk vjen uji i nxehtë nuk ka status të përdoruesit. Qytetari i cili nuk është më përdorues, respektivisht i cili është shkyçur mund të ketë detyrim vetëm deri në fund të sezonit të ngrohjes. Ndërsa pala e kundërt – që është furnizuesi BEG ose Shkup- Veri – ka për detyrë të sigurojë energji të rregullt të ngrohjes “- tha Gjoko Serafimovski, “No Paseran”.

Beteja e këtyre njerëzve nuk është vetëm në rrugë. Ata me vite të tëra janë të bllokuar në labirintet gjyqësore. Për paditë e kompanive që janë pjesë e biznesit të energjisë termike, qytetarët përgjigjen me kundër padi. Në dy raste, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismat që synonin lirimin e këtyre qytetarëve nga paushalli mujor. Drejtësinë e kërkojnë edhe në gjykatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo qeveri do të duhet të heqë dorë nga krimi në mënyrë që të na shpëtojë neve qytetarëve nga tortura, poshtërimi dhe plaçkitja, sepse ne tashmë kemi 15 padi që nga vjeshta, jo nga vjeshta, jo sot, kjo duhej të ndodhte dje. “- Ruzhica Popova Naumova, “No Paseran”.

Përndryshe, rreth 15 mijë familje janë shkyçur nga ngrohja qendrore në Shkup. Arsyeja e parë që ata e theksojnë është çmimi, më pas nuk janë të kënaqur me nxehtësinë që e marrin, por edhe pamundësia për të instaluar kalorimetra dhe për t’u aplikuar rregulli – sa do të harxhoni aq do të paguani. OJQ-ja “No Paseran”, pothuajse 4 vjet, çdo të shtunë organizon tubime dhe opinionit ia tregon problemet me të cilat ballafaqohen.