Vijnë kufizimet e radhës, të moshuarit mbi 67 vjet do të mund të lëvizin vetëm deri ora 11 të ditës

Qeveria është duke miratuar masa të reja për kufizim të levizjes së qytetarëve.
Sipas këtyre kufizimeve, të moshuarit mbi 67 vjeç do të mund të levizin vetëm nga ora në mengjes deri në ora 11 paradite.
Kufizime do të ketë edhe për Lëvizjen e të rinjve nën 18 vjet, shkruan Gazeta Lajm. Sipas këtyre kufizimeve, të rinjte nën 18 vjet do të mund të levizin vetëm pas orës 12 (mesdita).

Prej mbreme Qeveria e Maqedonisë së Veirut ka vendosur orë policore në tërë territorin prej ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit.
Prej ora 6 deri në ora 21 ndalohet grumbullimi në grupe. Gjatë asaj periudhe mund të shkohet vetëm në spital.
Personat që duhet të shkojnë në dializë dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, mund të lëvizin në shoqërim më së shumti vetëm me dy persona.

Nëse personat ndalen nga policia, ata duhet të tregojnë dokumentacion të mjekut se kanë qenë në mjek.
Edhe drejtorët e IPSH të kenë lëvizje të limituar vetëm me dokument. Ky është propozimi, i cili po diskutohet në seancën e Qeverisë, e cila filloi në ora 18.