Dje në ora 16.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës policia ka konstatuar se pasaporta e personit Q.A.(31) nga Republika e Shqipërisë nuk është pasaporta e tij.
Është kontrolluar bagazhi, ku është gjetur edhe një letërnjoftim me emrin M.D.(23) nga Republika e Shqipërisë, në bazë të së cilës është vërtetuar edhe identiteti i vërtetë i personit.
Personi është vënë në pranga dhe dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme