Vidhet lopa në Gjilan, i kthehet e prerë familjes

Blegtori nga Shillova e Gjilanit, Shemsedin Arifi, ishte cak i hajnave, duke iu vjedhur kështu lopa që e kishte blerë së fundmi.
Ai tha se lopën ia kishin vjedhur mëngjesin e ditës së djeshme.

“E gjeta, duke i përcjell gjurmët kah ka ecur lopa, e gjeta në gjendje të masakruar, të prerë”, tha Arifi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se forcat e rendit dolën në terren dhe arrestuan një person, derisa edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mishi i është kthyer familjes Arifi, por sipas kryefamiljarit, kjo nuk është hera e parë që vizitohen nga hajnat.