Vidhet Instagrami i Wanda Nara/ Zbulohen bisedat private me një tjetër futbollist


Gjithçka për faj të një hakeri. Adresat në rrjetet sociale të Wanda Narës u grabitën dhe befas nga Instagrami dhe Twitteri i saj “u çmendën” duke përhapur një sërë mesazhesh.

Ka gjithçka në serinë e postimeve që përfunduan online. Mes tyre ka edhe biseda me admirues, përfshirë edhe një futbollist argjentinas. Bëhet fjalë Ezequiel Barco, mesfushori i River Plate (i huazuar te Atlanta), por që duket se nuk ka vijuar më pas.

Ai u përpoq të fliste me Wandën, por ajo …asgjë.

“Ti je perfekte… vazhdo kështu” – i shkruante futbollisti me emoji me sy të vegjël zemre.

Pak orë më vonë Wanda Nara kërkoi ndihmë për të rimarrë llogaritë, por nuk dha detaje nëse bisedat ishin të vërteta.

“Nuk kam asgjë për të fshehur” – ishte komenti i vetëm nga modelja.

Ndërsa stilisti personal i saj tha se persona përgjegjës po përpiqeshin të rimerrnin llogaritë ndërsa fotot e publikuara u fshinë. Historia vjen vetëm pak kohë pas tradhëtisë së bashkëshortit të saj, futbollistit të PSG, Mauro Icardi me modelen Eugenia la China Suarez që çoi në një krizë martesore.