Dy persona të maskuar mbrëmë në Shkup nga një kazino kanë vjedhur mbi 150.000 denarë.
Rasti është paraqitur mbrëme rreth orës 23:30 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup.
Të dy personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe nën kërcënim të armës kanë mundur të vjedhin shumën e parave. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “11 Okomvri” në Shkup.