(VIDEO)Pamje nga momenti i shpërthimit të pejxherit në një dyqan në Liban

Videon që u bë virale mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale duket se tregon momentin kur një pejxher shpërtheu në një dyqan në Liban dje pasdite. Në pamje shihen dhe dëgjohen shpërthimi i vogël, ndërsa një burrë pëson lëndime dhe pastaj bie në dysheme.

Nëntë persona humbën jetën dhe rreth 2,800 u plagosën nga shpërthimi i pejxherëve njëkohësisht në Liban, kryesisht anëtarë të grupit militant islamik Hezbollah.

Hezbollah e akuzoi Izraelin për këtë ngjarje të pazakontë, ndërsa Izraeli nuk mori përgjegjësi, megjithatë besohet gjerësisht se pas sulmit qëndron shërbimi sekret izraelit, Mossad.