Videoja që po çmend zyrtarët koreano-veriorë dhe po “trazon” popullin

Në Korenë e Veriut është publikuar një video pesë minutëshe, ku raportohet se lideri i vendit Kim Jong Un ka humbur jetën ndrysa ishte duke kryer një inspektim.

Autoritetet ndërkohë kanë ngritur një task-forcë për të zbulua se si kjo video ka arritur që të shpërndahet në vendin hermetik

Po ashtu, televizioni shtetëror ka vënë në lojë mesazhin videos, ndërsa mediat angleze raportojnë se videoja mund të ketë hyrë në mënyrë sekrete nga Kina.

Në video thuhet se lideri 36 vjeçar ka vdekur dhe se ai do të zëvendësohet nga e motra e tij, 32 vjeçarja Kim Yo Jong. Por një tjer kandidat për të marrë drejtimin vendit është edhe xhaxhai i liderit aktual,, Kim Pyong II.

Sipas mediave zyrtare koreano-veriore, në videon që qarkullon ka pamje nga varrimi i të atit të Kim Jong Un-it, si edhe foto të artikujve të pavërtetë për vdekjen.

Zyrtarisht në Korenë e Veriut shprehet çudia se si mesazhe të tilla mund të transmetohen, ndërsa frika është për krijimin rrëmujës nga populli.