Videoja ku Patris Berisha puth të birin në gojë, mund të ishte pa frikë motiv divorci, edhe pse është babai i fëmijës!


Dyshja Tuna-Patris janë së fundmi çifti më i përfolur i momentit për shkak të proçesit të divorcit në të cilin janë dhe shtatzanisë së dytë të këngëtares.
Pas lajmeve që qarkulluan në rrjet, ku ndër të tjera artistja e “Fortuna” hoqi edhe mbiemrin “Berisha” nga djali i saj, ka ardhur edhe një reagim nga Patrisi.

Ajo që në fakt do të ishte një përgjigje për Tunën, në fakt është kthyer në boomerang për vetë Patrisin.
Ky i fundit shfaqet krah djalit, i cili puth të atin dhe merr mbrapsht puthje nga Patrisi… e deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo, duke parë videon deri në fund kupton që videoja është mjaft shqetësuese për shkak të formës së puthjeve që Patrisi po shkëmben me të birin.

Ndonëse puthjet në buzë me fëmijë shihen si shprehje dashurie, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht puthje si ajo në video, puthje që në fakt ka ngjallur edhe reagimin e ndjekësve në Instagram që e kanë titulluar të pahijshme dhe shumë shqetësuese.

Sigurisht që kjo sjellje ndaj të birit nuk mund të jetë shkaku i divorcit të çiftit, por ndoshta mund ta shtojë edhe më shumë motivin për ndarje.
Reagimet në video kanë qenë të shumta, aq sa Patrisi ka vendosur të limitojë numrin e komenteve në video, duke lënë vetëm personat që e komplimentojnë për videon në fjalë.