Ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare kjo video kur një avion ultra i lehtë bëri ulje emergjente në një rrugë të qytetit.
Pamjet vijnë nga Los Angeles. Një kamera makine fiksoi momentin e uljes së avionit.
Mediat amerikane shkruajnë se në drejtim të mjetit fluturues ishte një pilote grua.
Ajo u tregua vërtetë e zonja pasi uli avionin në mes të makinave pa shkaktuar asnjë dëm.