VIDEO/ Turma shtyp njëri-tjetrin në festën e Halloween, 59 viktima dhe 150 të plagosur në Korenë e Jugut

Një tragjedi ka ndodhur në Itaegun të Seulit në Korenë e Jugut, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën teksa po festonin Halloween.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 150 u plagosën.

Mediat lokale raportuan se turma filloi të lëvizte drejt një vendi kur u dëgjua se një personazh i famshëm po mbërrinte atje. Pikërisht atëherë mbizotëroi rrëmujë dhe turma fillon të shkelte njëri-tjetrin duke shkaktuar një kaos.

Raportet janë për rreth 100,000 njerëz që merrnin pjesë në këtë festë dhe që ndodheshin në një zonë që është shumë e njohur për festa.