Video tronditëse nga Rusia: Morgu i stërmbushur me trupat e të vdekurve nga COVID 19

Pasojat dramatike të koronavirusit pothuajse nuk ka lënë asnjë cep të planetit të paprekur. Një ndër to është edhe Rusia, që kohët e fundit po përballet me një goditje të rëndë të pandemisë. Së fundmi pamje tronditëse janë publikuar nga vendi i Evropës Lindore. Fituesja e konkursit “Miss Samara 2005” Olga Kagarlitskaya publikoi në Instagramin e saj video tronditëse të filmuar në morgun e qytetit.

Ish mbretëresha e bukurisë shkoi atje për të marrë trupin e babait të saj, mjekut Gennady Kagarlitsky, i cili vdiq në spitalin rajonal për veteranët e luftës. Ai u shtrua në spital me një diagnozë të pneumonisë bilaterale. Olga është e sigurt që babai i saj ishte i sëmurë me kronavirus. Sidoqoftë, sipas saj spitali po përpiqet ta fshehë atë.

Olga, 37 vjeçe thotë se morgu është i stërmbushur me trupat e atyre që kanë vdekur nga COVID-19. Siç thotë stafi u përpoq ta parandalonte hyrjen e saj, por ajo gjithsesi bëri një postim në mënyrë që përdoruesit e internetit të vlerësonin shkallën e pandemisë. Kagarlitskaya pretendon se të dhënat për të vdekurit janë të falsifikuara. Sipas statistikave zyrtare, shtatë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar në qytet. Olga pretendon se janë “shumë më tepër”.

“Në Samara na thuhet për shtatë të vdekur. Ne shohim shumë më tepër këtu” , tha Olga, ndërsa shton se vetëm gjatë vizitës së saj në morg ishin 50 kufoma. Kagarlitskaya shkruan më tej se babai i saj, një mjek i ambulancës me përvojë 50-vjeçare, u sëmur në punë, duke përmbushur detyrën e tij. Ai u shtrua në spital më 20 tetor pasi priti dy ditë për të arritur një ambulancë dhe më 7 nëntor vdiq.

“Ne kemi çdo arsye për të mos besuar certifikatën e vdekjes atje ku nuk vendoset Covid, pasi patologët më thanë që për një analizë të pavarur të Covidit duhet të aplikoja në Ministri dhe në Moskë. E gjithë kjo po bëhet në mënyrë që të mos bëhen pagesa për mjekët që vdiqën për shkak të Covidit“, shkruan ajo.