Video/ Tragjedia në Venecia, publikohet momenti kur autobusi rrëzohet nga ura

Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres, duke vrarë 21 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.
Nuk është zbuluar ende arsyeja e rrëzimit të autobusit. Sipas informacioneve nga mediat italiane, drejtuesi i autobusit mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin e mjetit. Një hipotezë tjetër është se mund ta ketë zënë gjumi në timon.
Sipas dëshmitarëve, autobusi po lëvizte normalisht në rrugë, kur papritur filloi të ecte në korsinë e djathtë të rrugës, e më pas ra nga ura.
Por ka edhe disa informacione të pakonfirmuara, sipas të cilave autobusi ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje dhe se shoferi nuk ka mundur ta ndalojë pasi ka ngecur mes makinave. Në tentativë për t’u larguar nga makinat përballë, shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe u rrëzua nga ura. Por ky lajm nuk është konfirmuar.
Është aksidenti më i rëndë trafiku në historinë e Venecias, siç shkruan shtypi italian. Mes të vdekurve ka shumë turistë të huaj, ndërsa jeta e Sipas pasaportave të marra nga autoritetet italiane, në autobus ndodheshin turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë. Autobusi po kthehej nga kampingu Hu, në Marghera.
Më shumë se 40 autoambulanca si dhe shërbime policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje të aksidentit të djeshëm.
Tragjedia ka ndodhur dje, pak para orës 20:00 në mbikalimin e rrugës që të çon nga Mestre në Marghera dhe që lidh autostradën A4. Siç raporton faqja italiane “agenzianova”, autobusi ka thyer barrierat dhe ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash.
VIDEO