VIDEO/ Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në shesh

Avokati Tomë Gashi shihet duke i shqelmuar paratë e lypsarit në shesh
Avokati i njohur Tomë Gashi është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes, derisa po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Një qytetar që e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme ka treguar se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra.
Më pas, Gashi ka shqelmuar një peckë që mbante disa centa që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët.