(VIDEO) Të shtëna me armë në Kanada: Tre të vdekur, dy në gjendje kritike

Në Winnipeg, Kanada, tre persona u vranë dhe dy u plagosën rëndë, tha policia lokale. Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës katër të mëngjesit, në pjesën perëndimore të qendrës së qytetit.

Oficerët gjetën në vendngjarje pesë persona të plagosur me armë zjarri.

“Ngjarja ka ndodhur në një banesë me shumë njësi; Nuk ka informacion të mëtejshëm për një motiv të mundshëm”, tha zëdhënësi i policisë së Winnipeg, Jason Michalischen.

Një burrë dhe një grua kanë vdekur në vendngjarje. Tre të plagosur janë transportuar në spital dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë më pas nga plagët e marra.

Autoritetet ende nuk e kanë bërë të ditur identitetin e viktimave.

Video