Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci është goditur me një bidon nga ballkoni i një banese në Mitrovicë të Veriut, teksa po raportonte për situatën atje.
Në videon e raportimit shfaqet momenti kur gazetari kthen kokën, pasi goditet me bidon.
Në momentin që ndodhi incidenti ai ishte shoqëruar nga kolegia nga Kosova, fotografja e gazetës “Zëri” dhe agjencisë së lajmeve Reuters, Laura Hasani.
Këtë të hënë situata paraqitet e qetë në Mitrovicën e Veriut, në krahasim me një ditë më parë.
Por, në qendër të qytetit të Mitrovicës nuk mungon një baner në të cilin shkruhet: “Mirësevini në bashkësinë e komunave serbe”.
Ndërkohë rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jetë të bllokuara me makina dhe kamionë.
Edhe pikat kufitare janë të mbyllur, ku nuk kalojnë as mallrat, vendim i marrë ky nga Policia e Kosovës, pas tensioneve të një dite më parë.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022. VIDEO