(VIDEO) Sulmohet arbitri i futbollit në Turqi, Erdogan ndërpret ligën!

Pas skandalit në Turqi dhe sulmit të presidentit të klubit të futbollit Ankaragucu, Faruk Koca ndaj arbitrit Halil Umut Meller, drejtuesit e ligës në Turqi e ndërprenë garën.

Pas përfundimit të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Rizaspor me rezultat 1:1, dhe pas golit të kundërshtarit në minutën e 97-të, njeriu i parë i klubit e goditi me grushta arbitrin në kokë.

Siç shkruajnë mediat turke, si Meller ashtu edhe Koca janë dërguar menjëherë në spital dhe Koca ka shkuar në spital nën shoqërimin e policisë, ndaj pritet që pas ekzaminimit dhe mjekimit të ndalohet. Në ndeshje, arbitri i sulmuar përjashtoi një lojtar nga të dyja skuadrat dhe më pas Rizespor barazoi me golin e Adolfo Gajcit.

E gjithë Turqia u trondit nga egërsia, ndaj ka reaguar edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Dënoj sulmin ndaj arbitrit të futbollit Halil Umut Meller pas ndeshjes Ankaragucu – Rizespor dhe i uroj shërim të shpejtë”, citohet të ketë thënë Erdogan në mediat turke.

Njeriu i parë i futbollit atje, Mehmet Buyukeksi, më vonë pretendoi se Superliga ishte shtyrë “pafundësisht” pas aktit të dhunshëm.

Arbitri i sulmuar Halil Umut Meller është 37 vjeç dhe është në listën e arbitrave elitë të UEFA-s, kështu që këtë sezon ka arbitruar tre ndeshje të Ligës së Kampionëve.