Video/ Si u ndoq nga ajri dhe deti gomonia me 5 mln euro drogë dhe kapja e dy skafistëve nga Vlora


Guardia di Finanza ka vene ne pranga dy skafiste shqitare ne bordin e nje gomoneje te ngarkuar me droge.

Mediat italiane bejne me dije se policia finalizoi nje operacion nga deti dhe ajri, koduar “THEMIS 2018” ne Brindisi.

Gjithcka nisi pas ndjekjes se nje gomoneje qe dukej e dyshimte, e qe me pas shtoi shpejtesine kur pa se ishte nen vezhgimin e policise.

Vëzhgimet e shpejta të Departamentit të Operacioneve Aeronaval të Guardia di Finanza në Bari, pas një ndjekje të shkurtër, e mberriten dhe e bllokuan.

Në bordin e anijes, u zbuluan zbuloi 26 pako të substancës narkotike të ngjashme me marihuanën.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë, e pajisur me një motor të fuqishëm. Ne pranga u vune skafistet G. D. e 46 vjeç, S.V. e 38 vjeç, nga Vlora.

Marijuana e sekuestruar ishte me peshe 535 kg, e vleresuar me pesë milionë euro në treg.