Video e një shoferi kosovar i cili rri si pasagjer në veturën e tij Mercedes-Benz, derisa ajo vozitet vet është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një shofer kosovar që është anëtar i këtij grupi, ka shpërndarë një video interesante.
Pamjet shfaqin aftësinë e një veturë Mercedes-Benz, e cila vet-vozitet derisa shoferi i saj qëndron ulur në anën tjetër si pasagjer.
Video është xhiruar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Veturat e reja sot kanë shumë teknologji të avancuar, përveç që ecin vet, ato parkojnë vet. Madje veturat e reja sot mund të dirigjohen edhe vetëm me një kontrollor.
Mercedes-Benz mbetet njëra ndër markat më të mira në botë dhe më të pëlqyera për shqiptarët.