Video prekëse nga lufta: Babai i dëshmorit kërkon armët e të birit, që t’i bashkëngjitet UÇK’së

Një video prekëse është publikuar së fundi në rrjetet sociale, ku babai i një dëshmorit të UÇK’së, kërkon armët e të birit që t’i bashkohet luftës kundër ushtrisë serbe.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes ushtrisë së Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’ë e të tjerët qytetarë të thjeshtë.

Së fundi në rrjetin social Facebook është publikuar një video tejet prekëse, ku në ceremoninë e varrimit të një dëshmori në rajonin e Prizrenit, babai i tij me dhimbje të thellë kërkona armët e të birit për të ju bashkuar luftës.

”Qe shtatë ditë çikën ma kanë pre e ma kanë djegë. Pas shtatë dite qe vëllai shkoi me nxjerrë hakun. 15 vjet nuk kam pas fëmijë dhe kur ka lindë i gjithë fshati kanë ardhur të ma bëjnë përhajr, por qe shkoi”, dëgjohet duke folur në video babai i dëshmorit.

Në fund babai i tij kërkon armët dhe thotë që do t’i bashkangjitet luftës për liri kundër forcave serbe.