VIDEO/ Mjeku nën hetim, çfarë i thoshte Maradona disa orë para se të vd*iste

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në 25 nëntor të vitit të shkuar për shkak të një ar*resti kardiak, por hetime të shumta po zhvillohen në lidhje me një neglizhencë të mundshme nga ana e mjekëve në trajtimin e tij. Edhe vetë Maradona njihej botërisht si pacient i vështirë dhe la spitalin vetëm një javë pasi kishte bërë ndërhyrjen e vështirë në kokë për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.

Gjatë ditëve të fundit në qendër vëmendjes së prokurorisë dhe medieve është mjeku neurokirurg, që e operoi El Diez Leopoldo Luque dhe psikiatrja Agustina Cosachov që e ndoqi ish-yllin e futbollit. Të dy janë regjistruar teksa flasin me njëri-tjetrin me mesazhe zanore dhe neglizhojnë vdekjen e Diegos por interesohen për tensionimin e mundshëm të familjarëve të tij.