VIDEO/Mërgimtarët të shqetësuar: Frikësohemi të vijmë, do duhet të karantinohemi pasi të kthehemi!

Jemi në prag të muajit korrik , muaji i mërgimtarëve.

Në sezonin veror Kërçova gjallërohet. Por këtë vit pandemia me koronavirusin ka bërë që disa nga ata t’i anulojnë pushimet verore në vendlindje.
Veprojnë në Shtete e Bashkimit Evropian për të parë se çfarë i ndalon që ata këtë verë të vijnë në vendlindje.

Lutfi Selmani i cili jeton dhe vepron në Suedi tha se ndjekin rekomandimet e Shtetit Suedez i cili i rekomandon që deri më 31 gusht të mos e lëshojnë vendin.

“Mosardhja në vendlindje, arsyeja kryesore për mosardhjen në vendlindje këtë vit është pandemia me Covid-19, shëndeti im personal dhe shëndeti i familjes dhe i rrethit ku jetojmë janë prioritetet e pa diskutueshme dhe nuk duhet të rrezikohen. Dua dhe duhet të zbatojmë rregullat e dala nga institucioni shëndetësor shtetëror për Covid- 19. Ministria e Punëve të Jashtme dhe shteti suedez na sugjerojnë dhe rekomandojnë që deri më 31 gusht 2020 të mos e lëshojmë vendin pa nevojë dhe mos të udhëtojmë jashtë shteteve të Bashkimit Evropian”, tha Lutfi Selmani, Göteborg Suedi.

Ndërsa vendasit tonë që jetojnë në Gjermani ajo që i ndalon që të vijnë në vendlindje është karantina që ata duhet të mbajnë pasi të kthehen nga Maqedonia e Veriut.

Ata gjithashtu thonë se kushtet e spitaleve nuk janë si duhet dhe nëpër kufinj kërkojnë teste.

“Është e para herë që pas 50 viteve nuk mund të shkoj në pushim. Unë kam erdh çdo vit nga dy herë në shtëpi mirëpo këtë vit korona na ndaloi dhe na vjen shumë rëndë që nuk mund të shkojmë. Nuk ka aeroplanë as autobusa edhe teste kërkojnë shumë nëpër kufijtë. Tek ne kushtet nëpër spitale nuk janë si duhet dhe është shumë rrezik për ne që jemi në moshë dhe me smundje kronike”, tha Xhemo Fejza, Gjermani.

Më shumë shpresa për të ardhur në vendlindje kanë qytetarët tanë që jetojnë në Zvicër.

“Frika për të ardhur në vendlindje, është aktuale koronavirusi dhe karantina. Megjithatë unë shpresoj dhe kam besim tek mërgimtarët që duan të vinë dhe kam besim që do të vinë”, tha Gjyla Adili, Zvicër.

Gjermania është një nga shtetet i cili nuk sygjeron që shtetasit e Ballkanit të pajisur me dokumente gjemane të udhëtojnë në vendet Ballkanike sepse në të kundërtën ata kut të kthehen duhet t’i nënshtrohen karantinës shtetërore në Gjermani.

Këtyre ditëve qeveria gjermane do të mbajë një takim dhe do të ketë një vendim të prerë nëse do të hiqet ose jo karantina për shtetasit e Ballkanit./TV21