Video me ish-krerët e UÇK-së, “Xheku” i del në mbrotje Vedat Bajramit

Aktori i njohur, Naser Rafuna i ka dalë në përkrahje kolegut të tij, Vedat Bajramit pas kritikave në drejtim të këtij të fundit për një skeç ku imitonte ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Rafuna shkruan se e përkrah satirën e Bajramit në këtë skeç.

Sipas tij, përderisa ‘teprohet’ me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet dhe presidentit amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë?

Postimi i plotë i Rafunës pa ndërhyrje:

Vedat Bajrami , aktori dhe humoristi ynë i madh,pa marre parasysh çka thojnë tjerët…e përkrahi satirën tande në humorin e fundit. Tek e fundit,përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo. Kështu që, keep going bruda. Demokraci-Kaq. Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira.Njerëzit kanë drejtë me u prekë,me e pëlqy humorin tëndë apo mos me e dashtë e edhe me reagu po ti s’bën me u ndiku por me vazhdu si gjithë.Me fy nuk e ke fy askënd, e detyra jote është me i sjellë këto emocione. Veq përpara.Ëith love-shoku yt i fëmijërisë,kolegu Naser Rafuna.

P.S.Lavdi UÇK-së, ushtarëve dhe liderëve të saj që ishin si shkaku i Lirisë që Gëzojmë.