Video- konferencë ministrore për progresin e bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me pasojat e Kovid-19

Me iniciativën e ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, do të mbahet sot video- konferencë ministrore e cila është vazhdimësi e mbledhjes së nivelit të lartë të zhvilluar në Selanik në shkurt të këtij viti me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të BE-së.

Qëllimi i mbledhjes është të koordinojë dhe forcojë bashkëpunimin e Ministrive të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së në fqinjësinë e afërt të rajonit në fazën tjetër të menaxhimit të pasojave socio-ekonomike të pandemisë Kovid-19.

Ministrat pjesëmarrës pritet të diskutojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ardhshëm për mënyrat e mundshme për rregullimin e udhëtimit ndërkufitar, transportit dhe turizmit, duke përmbushur kriteret e kërkuara mjekësore, si dhe mbështetjen e ndërsjellë për ekonomitë kombëtare.