“Kam ngrënë supë me groshën që ka lënë ushtria italiane apo orizin me krimba kazani sipër.. Tani e beson ti? Ne kemi qenë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp.”
Vajza e Abaz Kupit, Hyrie Kupi, rrëfen 51 vitet që ka kaluar në internim gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.
Rrëfimi i plotë
Nuk mund ta them tamam ashtu se më duket sikur nuk e besojn të tjerët. Unë do ta them se atë kam jetuar vetë që kam ngrën sup me groshën që ka lën ushtria Italiane apo orizin me krimba kazani sipër. Tani e beson ti? Ne kemi qënë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp. Unë mbaj mend po nëna na thoshte që ne këmi ikur në Itali, 1941 ishte lufta Italo-Grek.
Na morën nga Himara, se nuk i mjaftonte Himara. Megjithatë internimi i italianëve ka qënë shumë më ndryshe nga ky I shqiptarëve. Kjo ka qënë torturë. Internimi I parë kemi qënë në Spille të internuar, kemi gjetur një familje vetë, atje kemi ndenjur një vitë e gjysëm, 1939- 1940.
Babai pasi bëri rrezistencën në Durrës që nuk e përmendi asnjëherë, kurr megjithatë rrallë ndonjeherë mund ta kujtonte. Ai u arratis edhe ne pas kësaj arratisjes së babait nga viti 1939, qershor I ’39 e deri në vitin 1944 ne kemi qënë të internuar. Pasi erdhëm nga italia na dërguan në kalanë e Gjirokastrës, atje na futën në burg.
Në vitin 1941 ne në dorqë të italianëv kemi qënë, babai ishte komandat I përgjithshëm I Lëvizjes Nacional Çlirimtare edhe kur vajtën komunistët I thot Bedri Spahiu, hynte dilte tek shtëpia jonë. E mbaj mend unë se kam qënë e vogël në klasë të dytë edhe ai sillte trakte, mbushte çantën edhe më tregonte kujt tja çoja. Erdhi lirimi kohën kur Italia kapitulloi e pastaj babi iku edhe u çlirua pastaj Shqipëria.
Aty pastaj na kapën. Vëllain e futën në burg. Vëllai ka qënë 17-18 vjeç, se babi mori dy vëllezrit me vete mori të madhin edhe të voglin. Ai I mori të tre djemtë para se të ikte edhe I tha kush I del zot dhe kush është më trimi nga ju që të rrij këtu me familjen. Ama kur të më jap besën që do të rrij me familjen do rrij më nënën dhe me motrat. Doli Bardhi vëllai I dyti, o bab unë do rrijë me këto tha. Ndenji ky dhe babi morri me vete dy vëllezërit e tjerë. Këto shkuan nëpër shkolla u bën, ky i shkreti prej asaj dite e deri në vitin 1990 ska parë dritën e diellit me sy. Fillimisht ne kemi shkuar drejt e në Tepelenë, ishim tre motrat edhe nëna. Kur shkuam ne në Tepelenë, vëllai ishte në Porto Palermo. Kishte bërë 5 vjet burg edhe e dërguan të internuar në Porto Palermo. Nga Porto Palermo e sollën atje ku ishim ne, në Tepelenë . Fillimisht kur kemi parë kampin e Tepelenës të rrethuar me tela se ne po vinim nga internimi. Nuk krahasohej ai internim me këtë. Ndoshta dhe nuk bën të them që ka qënë më i mirë ai internim por na kanë trajtuar më mirë. Na thoshte nëna nuk na kanë trajtuar kështu. Shkuam ne thoshin erdhi familja kriminelit, erdhi familja kriminelit. Emri nënës time ishte si një mbretëresh. Na morën në futën në Kamp, atje ku gjëtëm.. ato ishin baranga ushtrie e merrni me mend vetë. Na futën atje brenda, pasi ndenjëm erdhën njëherë, oj nënë oj nënë si na kanë dërguar në Tepelenë ca kishim veshur. Duke na internuar nga Kruja për në Tepelenë me një valixhe. Tre vajza dhe nëna katër. Unë smbaj mend shumë mirë se prap e re kam qënë. Kampin e Tepelenës e mbaj mend. Kam qënë 17 vjeç edhe kur shkuam atje u tmerruan. I tham nënës çfarë do bëjm ne, filonim kapnim nënën. Si do jetojm ne ktu? Nëna kishte një gjë që ishte shumë e fortë edhe shumë e zgjuar. Edhe babin e ka dashur jashtë mase. Që në momentinë e parë që kemi hyrë në kampin e Tepelenës ajo na jepte kurajo dhe na fliste për babain. Si babai juaj ska, ai ka qënë trim edhe ne filluam ta adhuronim babain nga nëna se ne nuk e njihnim. Dita e parë në rashnga kemi shkuar të marrim gjellën e kazanit për të marrë ushqimin të hanim. Kishim ardh pa bukë pa gjë. Na dhanë një tas nja dy tre lugë.
Shkova unë atje deri tek kazani dhe më thonë ajo është gjella që do marrësh. Çfarë është ajo gjellë? Po atë gjellë do marrësh, atë hanë të gjithë. Ne kemi disa ditë që po ham këtë tha. Ai mbushi nja tre katër garuzhde i futi në një tas dhe mbi tas dolën dy gishtë krimbat e vegjël. Se aty ishin kunjtal groshën që kishte ngel nga ushtria. E mora shkova në shtëpi. Sa shkova aty lart se ishin ato barangat, një shtretër poshtë edhe një shtretër lart. Ne ishim lart dhe kishim gjithë secili nga një vend për tu shtrirë. Sa e lash tasin aty, fillova duke qarë. Tha nëna pse qan? Po kjo çfarë është, nëna ishte Shkodrane edhe më thot “po hajde se do ta kalojmë skagjë edhe me këtë llojë gjelle do të jetojmë. Filluam pastaj u mësuam me gjellën e kazanit. Kjo ishte e përditshme ndaç haje ndaç jo, ajo ishte gjella. E do nuk e do, nuk i bëhet vonë askujt. Vdis kur të duash, atë do haje. Kishim 600 gram racionin e bukës. Me ato 60 gram do e ndanim mirë si drekën darkën. Urija kishte mbërritur kulmin. Unë mbaj mend për veten time, isha e gjatë e gjatë tani më duket vetja sikur jam shkurtuar. Njerzit kujtonin se isha 20 e ca vjeçe. Duke u rritur, urinë e kasha të tmerrshme. Vija në shtëpi edhe thoja sa u ngjisja tek nëna I thoja “ahh sa më ka marrë uria”. Po moj nënë po se të kemi ruajtur bukë, bukë thatë edhe gjellë me kazanin me krimba. Kjo histori vazhdoi 7 vjet. Njerëzit që nuk kanë patur asnjë fëmijë zakonisht me sa mbaj mend në kamp kanë vdekur pleq e plaka edhe fëmijë. Fëmijët qe ishin në gjirin e nënës. Nënat ishin në mal për dru me mua. Ato shkonin përditë në mal për dru, ai rripi që shtrengonin për drut në kurriz, lodhja që sillnin drut nga maja malit dhe e pa ngrën mirë. Ato kur vinin në darkë tek fëmija jo që skishin gji me i dhënë po nuk kishin mundësi për të qënduar në këmbë. Edhe fëmijët gjithë ditën kishin ndenjur aty pa gji pa asnjë gjë, duke I dhënë vetëm nga një pikë ujë , nga një pikë ujë edhe kështu vdisnin. Kush grua ka ardhur atje me fëmijë të vogël gjallë nuk e ka nxjerr nga kampi, biles kishte dhe raste ajo ska ndodhur kurr vetëm shkonin hapnin një gropë në breg të lumit e kanë marrë fëmijën qoftë prind qotë polica e kanë cuar në breg të lumit e kanë futur në një gropë. Përveç ksaj që e kanë futur në atë gropë, fëmijën në prezencën e nënës se babi ishte arratisur nuk e marrë dot me mend se çfarë kanë bërë me atë fëmijë. Nesër pastaj ajo grua vinte me ne në mal për dru. Pastaj shkonin çdo ditë të djelë në breg të lumit, dhe shkonte gjithë secila se i kishin vënë një shenjë varrit të vetë. Këto janë gjëra që kur i kujtoj, them unë i kam jetuar këto? Rri duke u menduar,me aq bukë si kemi jetuar? Vetë që i kam jetuar vetë dhe që e mbaj mend.
I kam disa gjëra tamam para sysh. Jam rrëzuar një ditë nga mali me gjithë dru në kurriz se rruga ishte pingul. Rash në tre katër shkurre. Erdhën shoqet dhe polici më ngriti, këtë e mbaj mend shumë mirë, thoja edhe me vdek sa mirë do ishte për babin. Vajzë e re të thuash… 7 vjet sa ka ndenjur kampi . Tamam, tamam në ’49 është hapur në ’54 është mbyllur nuk i ka takuar tamam 7 vjet. Një herë drutë nuk janë prer asnjë ditë, burrat shkonin në lum sharronin trupat e mëdhenj, i fusnin në ujë. E dija që në lumin e Vjosës që këtu punojnë Bardhi vëllai, Viktori burri im. Unë as e fejuar sisha atëherë po Viktorin e njihja që punonin këtu dhe prisnin ato trupat. Prisnin pllaka guri, nga një pallë të madhe ato nuk e di se për çfarë i donin edhe nga ato na kanë ngarkuar. Pastaj kemi shkuar në Turanë, kalonim urën e Vjosës matanë ishin disa male që tani nuk po më kujtohen. 4 apo 5 male që unë smund t’i marrë me mend tani. Kur kam shkuar në Tepelenë dhe kam parë malin, thash si ka mundësi unë kam hypur në majë të atij mali përditë edhe kam mbajtur dru. Përveç se vinim me dru nga mali poshtë, po do i ngarkonim edhe njëhërë poshtë tja çonim degës puënve të brendëshme.
Jam Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit kam bërë 51 vjet internim.
Marrë nga Kujto.al