Disa pamje vërtetë shqetësuese janë publikuar online, ku shfaqet një i mitur teksa kërcënon, ofendon dhe godet një efektiv policie në St.Paul të Minesottës.
Ngjarja u regjistrua javën e kaluar teksa policët kishin shkuar në zonë për të kërkuar një të dyshuar për vrasje.
I mituri që sulmon policin është mes një grupi fëmijësh mes të cilëve duket dhe një vajzë me pelena.
“Largohu që këtu qelbësirë” dëgjohet djali që kërcënon efektivin dhe më pas e qëllon me grusht.
Fëmijët vazhdojnë të godasin policin me grushtet e tyre të vegjël, ndërsa oficerët shihen duke u përpjekur t’i qetësojnë.
E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar debat në opinionin publik. VIDEO