Aktori Ermal Mamaqi na ka treguar së fundmi se sa e rëndësishme është familja dhe sa rëndësi ka transmetimi i dashurisë për familjarët te brezat.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një video ku shihet teksa ulet në gjunjë dhe i puth këmbët nënës së tij.
Teksa i bën thirrje miqve të tij që mos kenë turp të bëjnë këto skena, Ermali thotë se me këtë veprim ai i tregoi djalit sa të dojë mamin e tij.
“Mos kini frikë të bëni këto skena në familje miq…
Nuk po i tregoj mamit tim sa e dua.
Po i tregoj djalit tim sa të dojë mamin e tij”, shkruan Ermali krah videos.